17 Janar 2025

Hoxhaj: Schwarzenberg mik i madh i Kosovës

Prishtinë, 2 korrik - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pranuar sot një telefonatë nga ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Karel Schwarzenberg, i cili së shpejti pritet të lë postin e ministrit të Jashtëm të Çekisë.

Me këtë rast, ministri Hoxhaj ka vlerësuar lartë kontributin e madh dhe të kamotshëm të ministrit Schwarzenberg fillimisht për aspiratat e popullit të Kosovës për liri, më pas edhe në procesin e njohjeve dhe të shtetndërtimit, duke e quajtur atë një mik të madh të popullit dhe shtetit të Kosovës.

Dy ministrat kanë biseduar edhe për bashkëpunimin bilateral dhe perspektiven evropiane të Republikës së Kosovës. Ministri Schwazenberg ka siguruar ministrin Hoxhaj se Çekia do të vazhdojë mbështetjen për perspektiven evropiane të Kosovës me theks të veçantë në procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Hoxhaj e ka falënderuar shefin e diplomacisë çeke për mbështetjen e fuqishme përmes pranisë ushtarake në kuadër të KFOR-it dhe për mbështetjen financiare të projekteve të ndryshme në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)