16 Janar 2025

Hoxhaj priti të ngarkuarin me punë të Malit të Zi në Kosovë

Prishtinë, 4 qershor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë të Malit të Zi në Kosovë, Radovan Miljanic, i cili shoqërohej nga ambasadori Vladimir Radulovic, sekretar i shtetit për çështje politike, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane të Malit të Zi.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj ka theksuar bashkëpunimin bilateral që ekziston ndërmjet dy shteteve, veçanërisht në shkëmbimet ekonomike, duke shprehur vullnetin e Republikës së Kosovës për thellimin e fuqizimin e këtyre marrëdhënieve me Malin e Zi edhe në shumë fusha të tjera.

Hoxhaj e vlerësoi vendimin e Malit të Zi për dërgimin e të ngarkuarit me punë në Republikën e Kosovës, duke i uruar Miljanic sukses në detyrën e tij.

Në këtë kontekst, ministri Hoxhaj bëri të ditur se së shpejti edhe Republika  Kosovës do të caktojë përfaqësuesin e saj diplomatik në Mal të Zi, duke e vlerësuar shumë të rëndësishëm për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve fqinje, funksionalizimin e misioneve diplomatike në dy kryeqytetet gjegjëse.

I ngarkuari me punë i Malit të Zi në Kosovë, Radovan Miljanic, ka shprehur përkushtimin e tij që gjatë punës në Kosovë, të jetë në shërbim të fuqizimit të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve të gjithanshme ndërmjet dy shteteve.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj dhe Miljanic e Radulovic kanë biseduar edhe për zhvillimet e fundit në rajon, me ç’rast ministri Hoxhaj foli për rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit rajonal, duke theksuar se një gjë e tillë nuk mund të arrihet pa praninë e Kosovës në të gjitha nismat dhe aktivitetet që kanë këtë synim.

Hoxhaj po ashtu ka vlerësuar lartë Forumin e Miqësisë Kosovë – Mali i Zi, “Radovan Zogovic”, i cili është zhvilluar këto ditë në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)