20 Janar 2025

Hoxhaj priti një delegacion nga Baden-Vurtembergu

Prishtinë, 12 maj - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të hënën një delegacion të Landtagut të Baden-Vurtembergut (Baden-Württemberg), nga Unioni Kristian Demokratik i Gjermanisë (CDU).

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj ka folur për proceset në Kosovë, forcimin e  vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe avancimin e agjendës euro-integruese të Kosovës.

Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për përkrahjen e madhe që Gjermania, institucionet dhe partitë e saj, përfshirë CDU-në, kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin për Kosovën, në të gjitha aspektet.

Thomas Blenke, udhëheqës i delegacionit ka vlerësuar progresin që po arrihet në Kosovë.

Blenke po ashtu ka shprehur përkrahjen e mëtutjeshme për Kosovën në proceset integruese si dhe në proceset e tjera të rëndësishme për Kosovën.

Ministri Hoxhaj dhe anëtarët e delegacionit kanë biseduar edhe për thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve bilaterale ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës, duke theksuar edhe marrëdhëniet me Landin e Baden-Vurtembergut.

Në këtë kontekst, Hoxhaj theksoi rëndësinë që ka për Kosovën thellimi i raporteve me Landin e Baden-Vurtembergut, si dhe me Gjermaninë, si një ndër partnerët kryesor strategjik të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)