Hoxhaj priti në takim lamtumirës Ernst Reichelin
Prishtinë, 24 qershor Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj pa pritur sot në takim lamtumirës përfaqësuesin e posaçëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin Ernst Reichel
Me këtë rast ministri Hoxhaj e ka falënderuar ambasadorin Reichel për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në proceset integruese të Kosovës. Hoxhaj dhe Reichel kanë folur edhe për thellimin e marrëdhënieve bilaterale.
Ministri Hoxhaj dhe ish ambasadori gjerman janë pajtuar për rritjen e bashkëpunimit në fushën ekonomike me qëllim të rritjes së investimeve të huaja dhe shkëmbimeve tregtare.
Përveç kësaj ministri Hoxhaj dhe ambasadori Reichel, kanë diskutuar edhe rreth përgatitjeve për Samitin e procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor që pritet të mbahet më 4 korrik, ku Republika e Kosovës do të përfaqësohet nga ministri Enver Hoxhaj.