18 Janar 2025

Hoxhaj priti ambasadorin jorezident të Panamasë

Prishtinë, 26 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadorin e Panamasë në Mbretërinë e Holandës, jorezident në Republikën e Kosovës, Jose Manuel Teran, i cili i dorëzoi kopjet e letrave kredenciale.

Ministri Hoxhaj i uroj ambasadorit Teran sukses në punën e tij, duke e njoftuar për progresin në Kosovë, forcimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.
 
Ministri i Jashtëm i Kosovës ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për njohjen dhe mbështetjen nga Panamaja, duke theksuar gatishmërinë për fuqizimin e shumanshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Hoxhaj ka folur edhe për hapjen e Ambasadës së parë të Kosovës në Amerikën Latine, pikërisht në Panama, duke theksuar se kjo është shprehje e vullnetit për nisjen e një kapitulli të ri të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve bilaterale me Panamanë, si dhe me shtetet e tjera në Amerikën Qendrore dhe Jugore.

Ambasadori i Panamasë në Holandë, jorezident në Republikën e Kosovës, Jose Manuel Teran, theksoi vullnetin e Panamasë për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral me Kosovën, duke shprehur angazhimin e tij të fuqishëm në këtë drejtim, gjatë punës si ambasador jorezident në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)