16 Janar 2025

Hoxhaj priti ambasadorin e Pakistanit në Kosovë

Prishtinë, 20 mars - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj  priti sot ambasadorin jorezident të Pakistanit në Republikën e Kosovës, Muhammad Haroon Shaukat, i cili i dorëzoi kopjet e letrave kredenciale.

Ministri Hoxhaj ka falënderuar ambasadorin Shaukat për vendimin që shteti pakistanez mori në dhjetorin e vitit të kaluar që ta njeh shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë hap të Pakistanit.

Hoxhaj theksoi edhe kontributin dhe përkrahjen e Pakistanit për Kosovën në anëtarësimin e saj në organizatat ekonomike ndërkombëtare, si dhe qëndrimet zyrtare të fuqishme të përfaqësuesve të këtij shteti në mbështetje të Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj ka shprehur vullnetin e Republikës së Kosovës për intensifikimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve me Pakistanin.

Në këtë kontekst, Hoxhaj ka vlerësuar rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve.

“Biseduam se si të kemi bashkëpunim më të fuqishëm ekonomik si dhe që në të ardhmen në Islamabad apo në Prishtinë të organizohet një forum i bashkëpunimit ekonomik, i cili do të sjellë përfaqësues të biznesit të cilët mund të investojnë në Kosovë”, tha Hoxhaj.

Ndërkaq, Muhammad Haroon Shaukat, ambasador jorezident i Pakistanit në Republikën e Kosovës ka theksuar rëndësinë që kanë për Pakistanin marrëdhëniet me Kosovën.

Ambasadori Shaukat ka vlerësuar edhe rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe në fusha të tjera ndërmjet dy vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)