Hoxhaj pritet të largohet detyra e shefit të diplomacisë
Prishtinë, 8 shtator - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj pritet të jap dorëheqjen javën e ardhshme, pas mosmarrëveshjeve lidhur me njohjen ose jo nga Republika e Malit.
Kjo është bërë e ditur nga e përditshmja Tribuna Shqiptare në Prishtinë, e cila ka theksuar se është dashur deklarimi shumë i fuqishëm dhe i precizuar i kryeministrit Hashim Thaçi, që gjërat rreth Malit të sqarohen përfundimisht.
Një ditë pas skandalit të ministrit Enver Hoxhaj i cili disi me mburrje e tha se njohja nga Mali nuk ka ekzistuar asnjëherë, shefi i tij dhe i ekzekutivit, Hashim Thaçi, përgënjeshtroj keq atë, duke theksuar se njohja ekziston.
E para, zotëri Pacolli ka bërë një punë të shkëlqyeshme në procesin e njohjeve dhe jam mirënjohës. E rëndësishme është që Kosova ka mbi 90 njohje. Njohjen ma ka komunikuar ministri i Jashtëm dhe e kam parë notën verbale. Ajo notë verbale ekziston e nënshkruar nga presidenti, ka theksuar Thaçi, duke e nokautuar Hoxhajn.
Burime mirë të informuara brenda kabinetit qeveritar i kanë thënë gazetës Tribuna Shqiptare të premten pasdite se ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj po bëhet gati tia komunikoj kryeministrit lajmin e vështirë për të. Këto burime kanë thënë se Hoxhja, të hënën ose të martën, do tia paraqes Thaçit dorëheqje.
Largimi nga MPJ-ja, thonë burimet, është kthim moral i borxhit së pari ndaj prishje se balancit në koalicionin qeverisës, pastaj denigrim të integritetit të kryeministrit, si dhe zhbllokim të politikës së jashtme.
Posa të përfundoj ceremonia festive e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë, Hoxhaj do ta deponoj në kryeministri dorëheqjen. Kjo pritet të ndodh të hënën, eventualisht të martën, kanë thënë këto burime.