18 Janar 2025

Hoxhaj pranon notën verbal të njohjes nga Libia

Prishtinë, 30 tetor - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes Ambasadës së Kosovës në Tiranë, ka pranuar notën verbale të njohjes së Republikës së Kosovës nga shteti i Libisë.

Nota verbale e njohjes i është dorëzuar z. Gani Veselaj, ministër-këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e Libisë në Tiranë, Essam F. Ben Galiel.

Në notën verbale të njohjes, komunikohet vendimi i Qeverisë së Libisë, për të deklaruar zyrtarisht njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur.

Në notë, po ashtu theksohet se ky vendim i hap udhë vendosjes së shpejt të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve.

Ndërkaq, gjatë takimit, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Libisë në Tiranë, Essam F. Ben Galiel ka theksuar vullnetin e Libisë për të fuqizuar bashkëpunimin me Kosovën, duke theksuar edhe besimin se dy vendet shumë shpejt do të vendosin marrëdhëniet diplomatike.

Ai po ashtu ka folur edhe për rrugën e Libisë deri te vendimi për njohjen e Kosovës, duke theksuar se me gjithë se ndjehet se ky vendim është paksa i vonuar, çështja e Kosovës ka qenë gjithnjë në zemrat e popullit të Libisë.

Nga ana e tij, Gani Veselaj, ministër-këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, ka falënderuar z. Galiel për sjelljen e notës verbale të njohjes së Kosovës nga ky shtet, duke shprehur gatishmërinë e Ambasadës së Kosovës në Tiranë për të mbajtur marrëdhënie të shkëlqyera me Ambasadën e Libisë.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të lobimit të fuqishëm për njohjen e Kosovës, gjatë tre vjetëve të fundit ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të institucioneve të Libisë, pas rënies së regjimit të Muamar Gaddafit.

Së fundi, më 2 shkurt të këtij viti gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e 49-të për Siguri në Munih, Hoxhaj ka takuar ministrin për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Libisë, Mohamed Abdulaziz, i cili pati deklaruar se Libia pritet ta njoh së shpejti shtetin e Kosovës.

Vendimi për njohjen e Kosovës nga Libia, i është konfirmuar kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi nga homologu i tij libian, Ali Zeidan, më 25 shtator 2013, pas një takimi në Nju Jork. nga rezultatet e arritura, duke përfshirë edhe vlerësimin e fundit të raportit të Bankës Botërore “Doing bussines”.

Prezantimet u përcollën edhe me debate konstruktive rreth sfidave me të cilat mund të ballafaqohet administrimi i tokës, ndërsa nga sfidat më të mëdha është mirëmbajtja e të gjitha këtyre projekteve dhe mbajtja e ekspertëve, pas përfundimit të donacioneve.

Organizatore e këtij takimi është Agjencia Kadastrale e Kosovës, ndërsa pjesëmarrëse në Komision ishin përfaqësues të institucioneve vendore të përfshira në fushën e menaxhimit të tokës si Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Administratës Publike, Ministria e Pushtetit Lokal, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Infrastrukturës, Zyra e Kryeministrit, Agjencia Kosovare e Privatizimit, Agjencia Kosovare e Pronës,Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Po ashtu edhe përfaqësues të donatorëve të fuqishëm në fushën e administrimit të tokës si Banka Botërore,Qeveria Norvegjeze,GIZ, Komisioni Evropian, JICA japoneze, etj.

Ky takim i Komisionit Ndërministror për Administrimin e Tokës është i teti me radhë, ndërsa i ardhshmi pritet të mbahet në muajin mars të vitit 2014. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)