Hoxhaj - Pfandler bisedojn për bashkëpunimin mes Kosovës e Austrisë
Prishtinë, 5 dhjetor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim zyrtar ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin ndërshtetëror në mes të Kosovës dhe Austrisë, me fokus të veçantë në planin e veprimit 2017 ku janë përcaktuar aktivitete konkrete të përbashkëta.
Fokusi i këtij plani është intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik, përkrahja e Austrisë për Kosovën në rrugën e integrimeve Euro-Atlantike dhe njohje të reja, si dhe mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Marrëdhëniet e shkëlqyera mes Austrisë dhe Kosovës do ti thellojmë edhe më tutje me plane konkrete të bashkëpunimit ndërshtetëror, duke u fokusuar në bashkëpunimin ekonomik dhe përkrahjen e Austrisë për Kosovën në rrugën e integrimeve Euro Atlantike dhe njohje të reja. Sot kemi ndarë planin konkret të bashkëpunimit në shumë fusha për vitin 2017 , ka deklaruar ministri Hoxhaj pas takimit.
Në kontekst të anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, planet e Kosovës në një të ardhme jo të largët janë Këshilli i Europës, UNESCO dhe Interpol, ku roli i Austrisë është i pazëvendësueshëm.