20 Janar 2025

Hoxhaj: Për Gjykatën Speciale jemi informuar muajin e fundit

Prishtinë, 28 prill - ​Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë se për Gjykatën Speciale janë informuar zyrtarisht veç muajin e fundit.

Ai në një intervistë për “Kosova Sot” ka thënë se mënyra e hartimit të raportit dhe miratimit të rezolutës në Asamblenë e përgjithshme të KE-së për themelimin e një Task Force të posaçme që është marrë me hetimin e pretendimeve të tilla, prej fillimit ka krijuar një premisë që procesi do të jetë shumë i veçantë.

“Prandaj edhe argumentet e sotme që kjo nuk ka ndodhur vetëm pse sistemi gjyqësor në Kosovë nuk është në nivelin e duhur, ose për shkak se EULEX nuk ka bërë punën e tij, janë argumente të cilat nuk i qëndrojnë një mendimi logjik dhe një kritike serioze”, ka thënë Hoxhaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)