20 Janar 2025

Hoxhaj: Pas anëtarit vëzhgues të NATO-s, Kosova edhe me ushtri

Prishtinë, 24 qershor – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar të mërkurën një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-së, përkatësisht Nën-Komisionin për Mbrojtje Transatlantike dhe Bashkëpunim në Fushën e Sigurisë (DSCTC) të kryesuar nga Hugh Bayley.

Ministri Hoxhaj ka falënderuar delegacionin e NATO-së për vendimin e kësaj organizate që Kosova të pranohet si anëtare vëzhguese në këtë mekanizëm të rëndësishëm.

Ky vendim i NATO-së, është vlerësuar nga ministri Hoxhaj si faktor i paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Ministri Hoxhaj ka theksuar se “procesi i integrimit në NATO përbën çështjen më konsensuale të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës”.

Më tej, ai i ka informuar për progresin e arritur në Kosovë dhe procesin euroatlantik të integrimeve.

Hoxhaj gjithashtu e ka njoftuar delegacionin e NATO-së edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, duke thënë se aspirata e popullit të Kosovë është për t’u bërë anëtare e plotë e NATO-së.

Ai i ka njoftuar diplomatët edhe për ecurinë e dialogut me Serbinë dhe për integrimin e minoriteteve në Kosovë.

Përveç kësaj ministri Hoxhaj i ka njoftuar zyrtarët e NATO-së edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)