18 Maj 2025

Hoxhaj: Partneriteti me Iowa, në shërbim të zhvillimit të Kosovës

Prishtinë, 6 korrik –Ministri i punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur një delegacion nga Iowa i Shteteteve të Bashkuara të Amerikës, të prirë nga përfaqësuesi i delegacionit, Tom Rial.

Ministri Hoxhaj ka falënderuar ata për mbështetjen e vazhdueshme që Iowa ia ka dhënë Republikës së Kosovës, sidomos në fushën e sigurisë.

“Pas partneritetit shtetëror ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të IOWA-s, këto ditë ne do të thellojmë bashkëpunimin edhe me shtetet të tjera në SHBA. Ky bashkëpunim do të ndihmojë në zhvillimin e, jo vetëm të sektorit të sigurisë, por edhe të arsimit, agrokulturës etj”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas tij, ky bashkëpunim dëshmon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbesin gjithmonë partner strategjik i Republikës së Kosovës.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i delegacionit amerikan, Tom Rial, foli për bashkëpunimin e Republikës së Kosovës me shtetin e Iowa-s në fushën e sigurisë dhe në fusha të tjera të bashkëpunimit, si në atë të arsimit, agrokulturës, shkëmbime tregtare etj. Pjesë e delegacionit kanë qenë edhe përfaqësues të biznesit nga SHBA-të.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)