16 Janar 2025

Hoxhaj: Nuk i kalojmë vijat e kuqe

Prishtinë, 30 mars - Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se pala kosovare do të shkojë më 2 prill në Bruksel me besimin se do të arrihet marrëveshja me Serbinë.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Hoxhaj ka thënë se pala kosovare në ditët e fundit më shumë është fokusuar se si do të shkojë implementimi i marrëveshjes nëse arrihet më 2 prill.

Hoxhaj ka përsëritur se Kosova nuk do t’i tejkalojë vijat e kuqe, Kushtetutën e Kosovës, ligjet e saj dhe Rezolutën e Kuvendit të Kosovës. “Qëndrimi ynë është i qartë dhe i prerë: nuk do të ketë ‘Republika Srpska’ në veri të Kosovës, nuk do të ketë autonomi territoriale në Republikën e Kosovës dhe nuk do të ketë status të veçantë”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka treguar se normalizimi me Serbinë nuk do të ndodhë vetëm me shpërbërjen e strukturave ilegale në veri, por kur Kosovës i mundësohet anëtarësimi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe kur Serbia do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Republikën e Kosovës “Vetëm atëherë mund të flasim për marrëdhënie të plota, të normalizuara në mes të dy shteteve, të cilat kanë qenë në armiqësi shekullore”, është shprehur Hoxhaj.

I pyetur se kush do ta nënshkruajë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve, Hoxhaj ka thënë se dialogu udhëhiqet nga dy kryeministrat e të dy shteteve.

“Kemi pasur një takim të presidentëve, i cili ka qenë simbolik dhe përmbajtjesor. Ky takim i presidentëve ka qenë shtetëror në mes të dy vendeve. Aktualisht akterët kryesorë të dialogut janë të dy kryeministrat dhe në një të ardhme do të firmosin marrëveshje”, ka thënë Hoxhaj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)