22 Janar 2025

Hoxhaj: Normalizimi i raporteve, brenda pesë vjetëve

Prishtinë, 9 shtator - Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se Kosova synon t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë brenda një periudhe pesëvjeçare.

Ai në një intervistë për Epoka e Re ka thënë se për të ndodhur normalizimi i plotë, kusht kryesor sipas tij është vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve apo arritja e një marrëveshje ligjore, të cilën e ka kërkuar edhe Bashkimi Evropian.

Hoxhaj ka thënë se Serbia duhet t’i përmbushë të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel.  


/Epoka e Re/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)