19 Janar 2025

Hoxhaj njofton ambasadorët e Quintit për transformimin e FSK

Prishtinë, 5 mars - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të mërkurën në një takim të përbashkët ambasadorët e shteteve të Quintit në Kosovë.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj i njoftoi ambasadorët lidhur me vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimeve dhe analizës së dalur nga procesi i Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë.

Ministri Hoxhaj theksoi se ky proces ka një qasje gjithëpërfshirëse, transparente dhe që involvoi të gjitha institucionet e Qeverisë për t’i radhitur dhe forcuar institucionet e sigurisë së Kosovës në pajtim me parimet euroatlantike dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

“Rëndësia e këtij procesi është në transformimin e MFSK-së në Ministri të Mbrojtjes si dhe nga FSK në Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, në përputhje me nevojat e sigurisë së vendit. "

"Po ashtu, ky proces ka tre elemente kryesore në marrjen e përgjegjësive për sigurinë tonë dhe të vendit tonë, vazhdimin e  integrimit euroatlantik të strukturave të sigurisë së Republikës së Kosovës dhe sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon”, tha ndër të tjera ministri Enver Hoxhaj, gjatë takimit me ambasadorët e shteteve të Quintit në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)