Hoxhaj: Nikolic duhet ti kërkojë falje edhe Kosovës
Prishtinë, 25 prill - Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka kërkuar presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic, që pasi i kërkoi falje Bosnjës për krime, të kërkojë falje edhe për krimet serbe të bëra në Kosovë.
Ai përmes rrjetit social Twitter ka thënë se Kërkimfalja e presidentit serb për krime lufte nga Bosnja është shumë e rëndësishme. Ai do të duhej të kërkojë falje edhe për krimet e luftës në Kosovë, që i sponsori shteti serb.
Ndryshe, presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka thënë se \"i vjen keq për të gjitha krimet e kryera ndaj boshnjakëve\".
Gjunjëzohem dhe kërkoj falje në emër të Serbisë për krimin që është kryer në Srebrenicë. Kërkoj falje për krimet, të cilat në emër të shtetit tonë dhe popullit tonë, i ka kryer cilido individ, ka thënë Nikolic.