16 Janar 2025

Hoxhaj ngushëllon sekretarin Kerry pas sulmit në Afganistan

Prishtinë, 7 prill - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, pas sulmit vdekjeprurës në provincën Zabul në Afganistan, ku mbetën të vdekur disa njerëz, në mesin e të cilëve edhe një zyrtare e Shërbimit të Jashtëm si dhe një civil i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, si dhe disa zyrtarë të tjerë amerikanë e civilë afganë mbetën të plagosur.

Në emër të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, ministri Hoxhaj ka shprehur dhembjen dhe pikëllimin e madh për këtë akt të rëndë.

Ministri Hoxhaj në telegram ka shprehur solidaritetin e plotë të qytetarëve të Republikës së Kosovës me popullin e SHBA-ve në këto momente të vështira.
 
“Populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës bashkëndjen dhembjen dhe pikëllimin me familjet të cilat kanë humbur të dashurit e tyre, duke iu bashkuar lutjeve me popullin amerikan që të plagosurit të shërohen sa më shpejt”, thuhet në telegram.

Ministri Hoxhaj ka shprehur konsideratat më të larta për autoritetet amerikane për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë për fuqizimin e vlerave të lirisë dhe demokracisë anekënd botës, përkundër sakrificave të mëdha me të cilat zyrtarët amerikanë po ballafaqohen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)