16 Janar 2025

Hoxhaj ngushëllon sekretarin Hague, pas vrasjes në Londër

Prishtinë, 23 maj - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, William Hague, pas sulmit vdekjeprurës që ka ndodhur të mërkurën në Londër.

Në emër të qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, ministri Hoxhaj ka shprehur shqetësimin dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës dhe popullin britanik.

Hoxhaj ka shprehur solidaritetin e plotë të Republikës së Kosovës me autoritetet dhe popullin britanik në këto momente të vështira.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)