16 Janar 2025

Hoxhaj ngushëllon Kerry, pas tornados shkatërruese në Oklahoma

Prishtinë, 21 maj - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi sekretarit amerikan të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry, pas tornados shkatërruese që ka goditur shtetin e Oklahomas, në SHBA.

Në emër të qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, ministri Hoxhaj ka shprehur shqetësimin dhe pikëllimin e madh për pasojat e rënda të kësaj fatkeqësie natyrore, ku mbetën të vdekur dhjetëra qytetarë amerikanë dhe shumë të tjerë u lënduan.

Ministri Hoxhaj ka shprehur solidaritetin e plotë të qytetarëve të Republikës së Kosovës me popullin e SHBA-ve në këto momente të vështira.

“Ju lutem jua përcillni ngushëllimet tona më të sinqerta familjeve të prekura dhe lutjet tona për shërimin e shpejtë të të lënduarve”, thuhet në telegramin e ministrit Hoxhaj, dërguar sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)