Hoxhaj: Në zgjedhje e mundim Bllokun
Prishtinë, 14 tetor - Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ende shpreson se partia e tij së bashku me LDK-në dhe AAK-në mund të arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje.
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ende shpreson se partia e tij së bashku me LDK-në dhe AAK-në mund të arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje, pasi që, siç thotë ai, këto subjekte politike i kanë shërbyer vendit në proceset më të rëndësishme.
Mirëpo, sipas tij, nëse liderët e këtyre partive nuk arrijnë marrëveshje dhe vendi detyrohet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, atëherë PDK-ja e vetme do ti mundë të gjitha partitë e Bllokut.
Pa dyshim që Partia Demokratike do të jetë sërish fituese e zgjedhjeve, meqë është e vetmja parti e cila ka një vizion të qartë, një program të matshëm dhe një lidership që nuk krahasohet me atë të subjekteve tjera politike, kështu që unë jam më se i sigurt që nëse do të ketë zgjedhje sërish PDK-ja do të jetë forca e parë politike në vend, shprehet Hoxhaj gjatë një interviste për Zërin.
/Zëri/