Hoxhaj në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OBI-t
Ministri Hoxhaj, në margjina të këtij sesioni ministror, i cili i është kushtuar temës Dialogu i civilizimeve: Faktor i Paqes dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, do të zhvillojë takime me ministra të jashtëm të shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën, duke kërkuar njohjen sa më të shpejt nga këto shtete.
Hoxhaj do të takohet dhe me drejtuesit e OBI-t si dhe me homologët e vendeve që e kanë njohur Kosovën, duke kërkuar përkrahjen e tyre në lobimin për njohjen e Kosovës nga pjesa e mbetur e shteteve të kësaj organizate.
Ndërkaq, gjatë qëndrimit në Paris, ministri Enver Hoxhaj ka zhvilluar dhjetëra takime me udhëheqës të shteteve afrikane, duke marrë konfirmimin e tyre se njohja e Kosovës është në agjendën e shumicës së këtyre vendeve.
Vizitat në Paris dhe në Guinea, pritet të kenë rezultatet konkrete në rritjen e mëtutjeshme të numrit të njohjeve për Kosovën.