Hoxhaj: Ne do të jemi ata që do ta formojmë qeverinë
Prishtinë, 30 qershor - Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se vendi është në një fazë të një ngërçi politik.
Ai ka thën ë se ky ngërç duhet të tejkalohet me bashkëveprimin e të gjitha partive politike, të cilat e shohin interesin e shtetit ty ë Kosovës nga nj ë perspektiv ë më afatgjatë.
Hoxhaj ka thën ë se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi presidentja e vendit ka kërkuar interpretim se kush ka të drejtë të jetë mandatari i qeverisë së re.
Ai ka thënë se grupi i partive politike, LDK, AAK e Nisma është vetëm një veprim deklarativ.
PDK është fituese e mirëfilltë e këtyre zgjedhjeve. Fitorja jonë është historike. Në këtë drejtim ne do të jemi ata që do ta formojmë qeverinë, ka thënë Hoxhaj për Epokën e Re.