21 Janar 2025

Hoxhaj mund ta zëvendësoj Thaçin

Prishtinë, 7 janar -  Zgjedhja e zëvendëskryeministrit dhe njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, në postin e presidentit mund ta rikthejë në krye të diplomacisë ish-ministrin Enver Hoxhaj.

Mësohet se ai është kandidati më i mundshëm për ta marrë postin e kryediplomatit kosovar, i cili aktualisht drejton Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme.

Burime të “Zërit” kanë thënë se janë disa opsione, por më i përafërti është opsioni i rikthimit të ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, si pasues i Thaçit.

“Në postin e ministrit të Punëve të Jashtme, pas zgjedhjes së ministrit aktual, Hashim Thaçi, në postin e presidentit të Kosovës do të shkojë ish-ministri, Enver Hoxhaj”, ka thënë një burim brenda koalicionit qeveritar.

 

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)