19 Janar 2025

Hoxhaj: MSA-ja përmbyllet këtë vit

Prishtinë, 15 prill - Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova pret që të përmbyllë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian në mesin e qershorit të këtij viti.

Gjatë një bisede me agjencinë italiane \"ANSA\", ministri Hoxhaj po ashtu ka thënë se qëllimi i vizitës së tij në Itali është që të tërheqë sa më shumë investitorë italianë në Kosovë.

“Italia tashmë ka një prezencë të fuqishme në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi. Por, ne kemi klimën më të mirë investive në rajon, duke përfshirë ligjet që mbrojnë investitorët”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka folur edhe për synimin e Kosovës për liberalizimin e vizave, duke e quajtur kruciale për të ardhmen e shtetit.

“Ne jemi shtetasit e vetëm në Evropë që i kërkohet pajisja me vizë me qëllim që të lëvizim të lirë, e cila përbën shkelje të të drejtave të njeriut për qytetarët tanë”, ka thënë ai, duke kërkuar përkrahjen e Italisë në këtë drejtim gjatë presidencës së saj të BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)