19 Janar 2025

Hoxhaj merr premtime për njohje nga homologët e vendeve afrikane

Paris, 7 dhjetor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vazhduar fushatën e lobimit në ditën e dytë të Samitit Franko-Afrikan, që po mbahet në Paris.

Gjatë ditës, ministri Hoxhaj ka takuar homologët nga tri shtete të Afrikës të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë, duke marrë njëherësh konfirmime për të lëvizur drejt njohjes së Kosovës në një të ardhme të afërt.

Ministri Hoxhaj ka takuar ministrin e Jashtëm të Sudanit Jugor, Barnaba Marial Benjamin, me të cilin kanë folur për zhvillimet e fundit dhe të arriturat e Kosovës si dhe modalitetet e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, që do të pasonin pas njohjes së Kosovës.

“Tashmë është e qartë që procesi i njohjeve ndërkombëtare është i pakthyeshëm dhe pavarësia e Kosovës edhe për vende të largëta sikurse Sudani Jugor është një e drejt e pamohoueshme e qytetarëve dhe e shtetit të Kosovës. Përmbyllja e njohjes së pavarësisë po shkon drejt fundit. Pas kontakteve dhe takimeve të njëpasnjëshme me autoritetet e Sudanit Jugor kam bindjen se njohja e Kosovës do të ndodh shumë shpejt”, ka thënë Hoxhaj.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Sudanit Jugor, Barnaba Marial Benjamin, ka thënë se Qeveria e vendit të tij tashmë e ka qartësuar pozicionin e njohjes së Kosovës dhe akti do të ndodh shpejt, duke e ftuar njëherësh ministrin Hoxhaj për një vizitë gjatë janarit në kryeqytetin e Sudanit Jugor.

Në të njëjtën frymë është zhvilluar edhe takimi i ministrit Hoxhaj me ministrin e Jashtëm të Malit, Zahibi Ould Sidi Mohamed.

Hoxhaj e ka njoftuar homologun e tij për të arriturat e Kosovës, progresin dhe dinamikën e njohjeve të Kosovës, duke e konsideruar këtë proces të pakthyeshëm.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Malit, Zahibi Ould Sidi Mohamed e ka përgëzuar homologun kosovar për të arriturat, duke folur njëherësh për disponimin e të dyjave vendeve që të lëvizin tutje drejt forcimit të marrëdhënieve bilaterale.

Gjatë ditës, kryediplomati kosovar ka takuar edhe ministrin e Jashtëm të Madagaskarit, Urlichnga, i cili ka premtuar se njohja e Kosovës do të shqyrtohet seriozisht në një të ardhme të afërt.

Aktivitetet lobuese të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, po zhvillohen në ditën e dytë në margjina të Samitit Francë-Afrikë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)