19 Janar 2025

Hoxhaj merr pjesë në samitin e paqes dhe sigurisë në Paris

Paris, 6 dhjetor  – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka filluar një vizitë në Francë, ku do të marrë pjesë në samitin e paqes dhe sigurisë në Afrikë, që do të zhvillohet në Paris, nga 6 deri më 7 dhjetor.

Gjatë qëndrimit në Paris, ministri Hoxhaj do të zhvillojë takime më përfaqësues të shumë shteteve, pjesëmarrës në këtë samit.

Gjatë takimeve, ministri Hoxhaj do të lobojë për përmbylljen e procesit të njohjeve dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale me shtete të ndryshme të botës.

Kjo vizitë pritet të ketë rezultate të rëndësishme në fuqizimin e mëtutjeshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)