Hoxhaj merr pjesë në konferencën Si të ndalim ndarjen e Evropës
Prishtinë, 9 nëntor Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj udhëtoi sot për në Varshavë të Polonisë ku do të marrë pjesë në konferencën Si të ndalim ndarjen e Evropës të organizuar nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme (ECFR).
Në këtë konferencë, ministri Hoxhaj do të ketë takime të shumta me ministra të Punëve të Jashtme të shteteve të ndryshime evropiane, ku do të kërkoj mbështetjen e tyre për proceset integruese të Republikës së Kosovës.
Ministri Hoxhaj po ashtu do të ketë takime me politikan, ambasador dhe personalitete të shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.