16 Janar 2025

Hoxhaj merr mbështetjen e Turqisë

Prishtinë, 23 prill - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, sot ka pranuar një telefonatë nga ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Ahmet Davutoğlu.

Ministri Davutoğlu ka përgëzuar ministrin Hoxhaj për marrëveshjen e arritur për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Nga ana tjetër, ministri Hoxhaj ka falënderuar homologun turk për mbështetjen që i kanë dhënë procesit të dialogut, procesit të njohjeve dhe anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Dy ministrat janë pajtuar se kjo marrëveshje do të forcojë shtetësinë e brendshme dhe pozitën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e implementimit të saj.

Në këtë drejtim, Turqia ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë në procesin e implementimit të marrëveshjes.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, po ashtu e ka falënderuar homologun turk për mbështetjen e madhe që po jep Turqia për zhvillimet në Kosovë, mbështetjen në kuadër të KFOR-it dhe EULEX-it, por edhe mbështetjen në fushën e zhvillimit ekonomik, bashkëpunimit tregtar dhe shkëmbimeve në arsim, shkencë, teknologji dhe kulturë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)