17 Janar 2025

Hoxhaj merr mbështetjen e Italisë dhe Hungarisë

Prishtinë, 5 qershor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj sot ka pranuar telefonata nga ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë, Emma Bonino dhe ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, János Martonyi.

Fillimisht ministrja e Italisë Bonino dhe ministri i Hungarisë, Martonyi kanë uruar ministrin Hoxhaj për miratimin e autorizimit për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim–Asocimit me Kosovën, nga Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian.

Ministri Hoxhaj ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes së Italisë dhe Hungarisë në procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në strukturat euroatlantike, me theks të veçantë në procesin e liberalizimit të vizave.

Me këtë rast, ministri Hoxhaj ka thënë se Kosova ka bërë progres në implementimin e të gjitha kritereve. Sipas tij, të gjitha vendet e rajonit udhëtojnë pa viza dhe kjo është shndërruar në çështje edhe të drejtave të njeriut - çështje humane.

Nga ana tjetër, ministrja e Punëve të Jashtme e Italisë, Emma Bonino ka shprehur mbështetjen e Italisë për të mundësuar liberalizmin e vizave për kosovarët. Ajo ka siguruar ministrin Hoxhaj se Italia do të bëjë maksimumin në Bruksel për heqjen e vizave.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, János Martonyi ka thënë se Hungaria mbështet rrugën evropiane të Republikës së Kosovës. Sipas tij, Kosova  ka bërë një punë shumë të mirë në përmbushjen e kritereve evropiane dhe Hungaria është zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës në këtë proces.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)