12 Mars 2025

Hoxhaj: Lista e vetme serbe, jodemokratike

Prishtinë, 29 korrik - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka quajtur jodemokratike dhe kundër interesave të komunitetit serb, idenë e Beogradit, që serbët të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, me një listë të vetme.

Ministri Hoxhaj, përmes rrjetit social Twitter, ka deklaruar se “ideja që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 Nëntorit me një listë të vetme, është jodemokratike dhe kundër interesave të komunitetit serb”.

Reagimi i ministrit Hoxhaj, ka pasuar kundërshtimin e një ideje të tillë edhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Sllobodan Petroviq, i cili ka thënë se nuk sheh ndonjë arsye për ndonjë listë shtetërore dhe paraqitje të përbashkët të serbëve në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë.

Petroviq ka theksuar se nuk ka ndonjë arsye për një listë të përbashkët dhe për një fshehje prapa unitetit kombëtar, nëse në zgjedhjet lokale nëpër komunat me shumicë serbe partitë serbe garojnë mes vete.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)