06 Maj 2024

Hoxhaj: Largimi i mbikëqyrjes, ngjarje historike

Prishtinë, 10 shtator - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj në dhjetëra intervista dhënë medieve ndërkombëtare ka theksuar se largimin i mbikëqyrjes është ngjarja më e rëndësishme, pas shpalljes së pavarësisë.

Duke folur për Radio Televizionin Publik gjerman “ARD”, ministri Hoxhaj ka thënë se largimi i mbikëqyrjes së pavarësisë është një e arritje kolosale e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.

“Pas largimit të mbikëqyrjes, synimi ynë është integrimi në Bashkimin Evropian dhe NATO”, ka theksuar ai.

Në një intervistë tjetër për gazetën austriake “Tiroler Tageszeitung”, Hoxhaj ka theksuar se  largimi i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës është një etapë e re e shtetësisë sonë.

“Së pari do të ndryshojë perceptimin e njerëzve brenda Kosovës për shtetin e tyre. Në të njëjtën kohë ne do të marrim më shumë përgjegjësi për të qeverisur vendin tonë. Ky është një rezultat shumë i madh dhe një ndërrim i paradigmës. Ky nuk është vetëm suksesi i Kosovës, por edhe i Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shtuar ai.

Hoxhaj ka thënë se në këto pesë vite kemi punuar shumë për njohje të Republikës së Kosovës dhe sot pavarësia e Kosovës është një fakt dhe do të ekzistojë përgjithmonë.

“Në një kohë të shkurtër ne do të arrijmë anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian dhe në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Hoxhaj.

Në një intervistë tjetër për gazetën gjermane “Badische Zeitung”, ministri Hoxhaj ka thënë se Serbia duhet t’i tërheq strukturat kriminale dhe se ajo duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës.

Duke folur për qeverinë e re në Serbi, Hoxhaj ka thënë se forcat e reja politike në Serbi bartin me vete një të kaluar shumë të rëndë, të periudhës së Millosheviqit.

Ndërsa, për gazetën austriake “Wiener Zeitung”, ai ka folur edhe për synimin e Republikës së Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO.

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet po ashtu njëri nga prioritetet kryesore të Republikës së Kosovës. Forca e Sigurisë së Kosovës është duke u konsoliduar”, ka thënë Hoxhaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)