Hoxhaj: Kufijtë në Ballkan të paprekshëm
Prishtinë, 8 maj - Kufijtë në Ballkan tashmë janë vendosur dhe ata janë të paprekshëm, ka thënë shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, në një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Allgemajne Cajtung.
Ai tha se Kosova tashmë ka bërë përparime të dukshme dhe është në pritje të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.