Hoxhaj: Kosovën se shpejti do ta njohin 5 shtete të BE
Prishtinë, 15 mars - Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Kosova do të njihet edhe nga 5 shtete të tjera të BE.
\"Dhumë shpejt Kosova do të njihet nga 5 shtete të Bashkimit Evropian\" ka cituar ai në konferecën e përbashkët me homologun e tij shqiptar, Edmond Panariti, pas nënshkrimit të protokollit të Sesionit të Parë të Bashkëpunimit Ndërqeveritar Shqipëri-Kosovë, njoftojnë mediat e Tiarnës.
Për njohjet e reja të shtetit të Kosovës, Hoxhaj tha se e bazonte në informacionet dhe kontaktet e tij si kreu i politikës së jashtme, ku iu referua dhe kontakteve intensive të tij gjatë muajve të fundit me kryediplomatë të këtyre shteteve.
Madje, sipas tij, një nga vendet e BE-së do të njohë Kosovën jo më vonë se fundi i javës së ardhshme.
\"Njohja shumë e rëndësishme nga 5 shtete të BE-së është rezultat edhe i dialogut Kosovë-Serbi, pasi edhe vetë Serbia, tashmë njeh de fakto e de juro, kufijtë apo doganat e Kosovës\", theksoi Hoxhaj.