21 Janar 2025

Hoxhaj: Kosova tregim suksesi i shtetndërtimit demokratik

Prishtinë, 19 korrik - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka mbajtur një ligjeratë para mbi 50 studentëve ndërkombëtarë nga vende të ndryshme të botës, si ato evropiane, SHBA, Meksika, Argjentina e Turqia në kuadër të Programit Veror organizuar nga BEA Institute.

Në ligjëratën për fuqinë e zgjuar dhe Kosovën, Hoxhaj ka thënë se shtetet e vogla mund të bëjnë shumë në politikën ndërkombëtare nëse arrijnë ti shfrytëzojnë mirë dhe drejt kapacitetet e brendshme njerëzore e shtetërore.

“Fuqia e zgjuar (smart power) është njëri prej aspekteve që u mundëson shteteve të vogla të jenë aktorë kyc në marrëdhëniet ndërkombëtare. Gjatë mandatit tim si ministër i Jashtëm, Kosova e ka aplikuar këtë qasje dhe përmes fuqisë së butë ne kemi siguruar njohje ndërkombëtare dhe anëtarësuar vendin në organizata. Në mungesë të fuqisë së fortë që matet me kapacitetet ekonomike, ushtarake e territore të mëdha, fuqia e butë e shteteve të vogla i bën ato pjesëmarrëse aktive dhe me shumë peshë në botën multilaterale” ka thënë Hoxhaj.

Ai më tej ka shtuar se “një element tjetër i rëndësishëm për ta përmirësuar imazhin e vendit që kemi përdorur ka qenë diplomacia publike, të cilën e kemi ndër më të avancuarat në rajon”.

Ministri Hoxhaj në pyetjet dhe diskutimet me studentët ndërkombëtarë, ka folur për sfidat e brendshme të shoqërisë kosovare, dialogun me Serbinë dhe procesin e njohjeve nga disa vende që nuk e kanë njohur deri më tani si Kina, Argjentina apo Brazili.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)