18 Janar 2025

Hoxhaj: Kosova në rrugë të sigurt drejt BE-së

Prishtinë, 4 nëntor - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova është në rrugë të sigurt drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për gazetën austriake “Kleine Zeitung”, Hoxhaj ka folur edhe për zgjedhjet e 3 nëntorit në Kosovë, duke theksuar se ato kanë një rëndësi të veçantë për implementimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel.

Ministri Hoxhaj po ashtu ka theksuar se procesi i normalizimit të relacioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sapo ka filluar, duke shprehur bindjen se ky proces do të përmbyllet me njohje të ndërsjellë ndërmjet dy shteteve.
                   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)