20 Janar 2025

Hoxhaj: Kosova në OKB deri më 2020

Pejë, 15 maj - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një ligjëratë të mbajtur para studentëve të Universitetit Publik të Pejës “Haxhi Zeka”, ka shpalosur të arriturat dhe prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës, në katër vjetët e fundit.

Ministri Hoxhaj foli për sukseset që janë arritur në këtë drejtim, duke u bazuar në një mendim strategjik të planifikuar mirë, e të bazuar në fuqinë e zgjuar, një koncept i kombinimit të fuqisë së butë dhe të fortë.

Hoxhaj ka thënë se në këto vitet e fundit, Kosova suksesshëm ka kompensuar mungesën e fuqisë së fortë në marrëdhëniet ndërkombëtare përmes fuqisë së butë, duke i sjell vendit njohje, anëtarësim në organizata dhe përparim në integrimin në strukturat euroatlantike.

Gjatë ligjëratës dhe bashkëbisedimit me studentë dhe profesorë, ai është fokusuar edhe në prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës për vitet e ardhshme.

Ministri Hoxhaj veçoi se Kosova do ta ketë prioritet njohjen e plotë ndërkombëtare dhe anëtarësimin në OKB.

“Synimi i jonë është anëtarësimi në OKB, që do të ndodh deri në vitin 2020. Këtyre ditëve do të paralajmërojmë edhe hapat konkret si e kemi studiuar dhe menduar këtë qasje”, ka thënë Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm i Kosovës ka folur edhe për proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian, duke theksuar përmbylljen e negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE-në, me ç’rast e ka vlerësuar këtë hap si ngjarje shumë të rëndësishme për Kosovën.

Më pas, shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, iu është përgjigjur një numri të madh pyetjesh të studentëve për çështjen e liberalizimit të vizave, formimin e Ushtrisë së Kosovës, njohjen nga pesë vendet e BE-së dhe çështje të tjera të politikës së jashtme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)