Hoxhaj: Kosova ka shansin e fundit për liberalizimin e vizave
Prishtinë, 19 janar - Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka deklaruar se është shansi i fundit që Kosovës ti jepet ndihma për marrjen e liberalizimit të vizave.
Ai në një intervistë për Epokën e Re, ka thënë se Kosova ka nevojë për mbështetjen e shtetit gjerman në aspektin e brendshëm politik, ekonomik si dhe atë ndërkombëtar për ta rritur numrin e njohjeve.
Hoxhaj ka thënë se vetëm hartimi i një udhërrëfyesi të mirëfilltë dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje të stabilizim asocimit do të ishte kornizë e mirëfilltë për integrimin evropian të Kosovës.
Ministri i Jashtëm ka njoftuar po ashtu se gjatë këtij viti do të rritet stafi diplomatik.