Hoxhaj: Kosova e përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal
Ministri Hoxhaj i uroj ambasadorit Strashevski suksese në misionin e ri, duke e njoftuar për progresin në Kosovë, forcimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.
Hoxhaj ka veçuar angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e agjendës integruese evropiane.
Ministri i Jashtëm kosovar ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me Maqedoninë, në kuadër edhe të bashkëpunimit rajonal.
Ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski, theksoi gatishmërinë e shtetit të tij për forcimin e bashkëpunimit bilateral, duke shprehur edhe angazhimin e tij të fuqishëm në këtë drejtim, gjatë misionit në Kosovë.