Hoxhaj: Koalicioni PDK-LDK do të forcojë më tej njohjen ndërkombëtare
Prishtinë, 29 dhjetor - Enver Hoxhaj është shprehur se koalicioni PDK-LDK ka qenë i duhuri për Kosovën, duke thënë se ky koalicion do ta forcojë më tej njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe do të bëjë përpjekje për të bërë shtet.
Ish-ministri i Jashtëm tha se koalicioni i ri po i bën të gjitha përpjekjet për të bërë shtet.
Ai theksoi se Hashim Thaçi ka kryer veprime të një burrë-shtetasi të vërtetë, duke ia lëshuar postin e kryeministrit Isa Mustafës, në të mirë të shtetit.
Duke folur për dialogun me Serbinë, Hoxhaj thotë se ka ardhur koha që Serbia ta shohë realitetin në sy dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Fakti që dikush si Marko Gjuriq merret me Kosovën dhe flet për Esad Pashën si figurë të miqësisë shqiptaro-serbe, flet për një qasje kolonizuese, shtypëse, hegjemone, që edhe më tutje dikush mund ta ketë në kokën e tij në Beograd, tha Hoxhaj për Epoka e Re.
Ish-ministri tha se PDK-ja nuk i ka bërë kurrë ofertë Ramush Haradinajt për tu bërë kryeministër.