18 Janar 2025

Hoxhaj kërkon vazhdimin e përkrahjes turke për njohjen e Kosovës

Prishtinë, 30 nëntor - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoğlu.

Ministri Hoxhaj e ka njoftuar homologun turk për proceset e fundit në Kosovë dhe progresin që po arrihet në forcimin e gjithanshëm të shtetësisë.

Hoxhaj veçoi fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, përmes njohjeve dhe anëtarësimit në organizatat e ndryshme ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, ministri Hoxhaj kërkoi vazhdimin e përkrahjes së Turqisë në përmbylljen e procesit të njohjeve për Kosovën, duke vlerësuar lartë mbështetjen e deritashme të Turqisë në këtë drejtim.

Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu ka theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për  thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral me Turqinë.
 
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, ka vlerësuar progresin që po arrihet në vazhdimësi në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e shtetit të tij për avancimin e gjithanshëm të proceseve, e veçanërisht në lobimin për njohjen e mëtutjeshme të Kosovës.

Ministri Davutoğlu po ashtu ka theksuar vullnetin e Qeverisë turke për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral me Kosovën..

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)