18 Janar 2025

Hoxhaj kërkon vazhdimin e përkrahjes së Estonisë

Prishtinë, 18 nëntor - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadoren e Estonisë në Austri, jorezidente në Republikën e Kosovës, Eve-Külli Kala.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj e ka informuar ambasadoren estoneze për progresin që po arrihet në Kosovë, forcimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

Hoxhaj veçoi avancimin e vazhdueshëm të Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ministri Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Estonisë.

Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Ambasadorja e Estonisë në Austri, jorezidente në Republikën e Kosovës, Eve-Külli Kala, ka shprehur përkrahjen e Estonisë për progresin në Kosovë, duke theksuar përkushtimin e saj për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)