12 Mars 2025

Hoxhaj kërkon vazhdimin e përkrahjes nga Franca

Prishtinë, 31 korrik - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Maryse Daviet.
  
Ministri Hoxhaj e ka njoftuar ambasadoren franceze për progresin e gjithanshëm në Kosovë.

Hoxhaj ka folur për avancimin e procesit të njohjeve, anëtarësimin në organizatat rajonale, evropiane e ndërkombëtare, si dhe për proceset integruese evropiane të Republikës së Kosovës.

Në këtë kontekst, ai ka kërkuar përkrahjen e mëtutjeshme të Francës në proceset integruese evropiane, si dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Ambasadorja e Republikës së Francës në Kosovë, Maryse Daviet, vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Francës për proceset në Kosovë.

Ministri Hoxhaj dhe ambasadorja Daviet kanë biseduar edhe për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve.

Hoxhaj theksoi interesimin e Qeverisë për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe shkëmbimeve të gjithanshme ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)