18 Janar 2025

Hoxhaj kërkon përkrahjen e Suedisë për proceset integruese

Prishtinë, 2 tetor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Suedisë në Kosovë, i akredituar në Maqedoni, Mats Staffansson.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj ka prezantuar progresin që po arrihet në Kosovë, fuqizimin e gjithanshëm të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

Hoxhaj ka veçuar angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e agjendës integruese evropiane.
 
Ministri i Jashtëm i Kosovës ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit bilateral dhe shkëmbimeve me Suedinë, duke kërkuar përkrahjen e këtij shteti mik për proceset eurointegruese.
 
Ambasadori jo-rezident i Suedisë, Mats Staffansson, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e Suedisë për Kosovën.

Staffansson po ashtu shprehu vullnetin e shtetit suedez për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Republikën e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)