18 Janar 2025

Hoxhaj kërkon përkrahjen e mëtejshme të Çekisë

Prishtinë, 22 nëntor - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të premten Hynek Kmoníček, drejtor i Departamentit për Punë të Jashtme në Zyrën e Presidentit të Republikës Çeke.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj e ka njoftuar z. Kmoníček për progresin që po arrihet në Republikën e Kosovës, fuqizimin e vazhdueshëm të shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtar.

Duke iu referuar hapjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, Hoxhaj veçoi angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e kritereve evropiane, dhe integrimin e plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Hoxhaj po ashtu tha se Kosova çmon rolin e Republikës Çeke në kontributin e saj për zgjerimin e BE-së, duke kërkuar mbështetje të mëtejshme në proceset integruese evropiane të Kosovës.

Hynek Kmoníček, drejtor i Departamentit për Punë të Jashtme në Zyrën e Presidentit të Republikës së Çekisë, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Çekisë për proceset në Kosovë.

Hoxhaj dhe Kmoníček kanë biseduar edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)