18 Janar 2025

Hoxhaj kërkon përkrahjen e Italisë në integrimet evropiane

Prishtinë, 29 tetor – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese.

Ministri Hoxhaj e njoftoi ambasadorin italian për progresin në Kosovë, për forcimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

Duke iu referuar hapjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, Hoxhaj ka veçuar angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e agjendës integruese evropiane.

Ministri i Jashtëm kosovar ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e Italisë në proceset integruese evropiane, duke kërkuar mbështetje të mëtejshme të Italisë në këtë drejtim.

Ministri Hoxhaj po ashtu vlerësoi lartë bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy shteteve, duke theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e gjithanshëm të shkëmbimeve.

Ambasadori i Republikës së Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese, uroi ministrin Hoxhaj për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, duke shprehur mbështetjen e mëtutjeshme të Italisë.

Ambasadori Ferrarese po ashtu theksoi gatishmërinë e Italisë për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral me Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)