18 Janar 2025

Hoxhaj kërkon përkrahjen e Danimarkës në proceset integruese

Prishtinë, 6 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të mërkurën në takim ministrin për Tregti dhe Çështje Evropiane të Danimarkës, Nick Hækkerup, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj e njoftoi ministrin Hækkerup për progresin në Kosovë, për forcimin e shtetësisë, të subjektivitetit ndërkombëtar dhe veçanërisht për progresin konkret në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Duke iu referuar hapjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, Hoxhaj ka veçuar angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e agjendës integruese evropiane.

Hoxhaj theksoi se Qeveria e Kosovës përmes përmbushjes të të gjitha kritereve të nevojshme, synon avancimin e shpejtë në proceset integruese dhe anëtarësimin e plotë në familjen evropiane.

Ministri i Jashtëm kosovar ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e madhe të Danimarkës në të gjitha proceset, duke kërkuar mbështetje të mëtejshme në proceset integruese.

Hoxhaj po ashtu vlerësoi lartë bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy shteteve, duke theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e gjithanshëm të shkëmbimeve me Danimarkën.

Ministri për Tregti dhe Çështje Evropiane i Danimarkës, Nick Hækkerup, uroi ministrin Hoxhaj për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, duke shprehur mbështetjen e mëtutjeshme të Danimarkës për proceset integruese të Kosovës.

Ministri Hækkerup po ashtu konfirmoi vullnetin e shtetit danez për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral me Republikën e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)