04 Maj 2024

Hoxhaj kërkon përkrahje nga Egjipti, Pakistani, Iraku e Jemeni

New York, 24 shtator - Gjatë qëndrimit në New York, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar të shtunën Ministrin e Punëve të Jashtme të Egjiptit, Mohamed Kamel Amr.

Me këtë rast, Ministri Hoxhaj  ka theksuar se pas ndryshimeve pozitive, Egjipti me një sistem të ri politik, duhet të ketë një politikë të re të jashtme karshi botës dhe ta njeh sa më parë pavarësinë e Kosovës.

“Egjipti është në kohën e tranzicionit dhe kam marrë mbështetje nga Ministri i Jashtëm që pas formimit të institucioneve demokratike të dala nga zgjedhjet, Egjipti do të merr vendim pozitiv për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj ka theksuar se Republika e Kosovës fillimisht është e interesuar të vendos marrëdhënie diplomatike me Egjiptin dhe më pas të ketë edhe një shkëmbim të fuqishëm ekonomik dhe tregtar.

“Egjipti është një vend që mund të ushtrojë ndikim tek vendet arabe, tek ato myslimane, tek 57 shtetet anëtare të Organizatës për Kooperim Islamik si dhe tek shtetet anëtare të Ligës Arabe dhe në disa shtete të Afrikës”, ka thënë Hoxhaj.

Gjatë ditës së sotme, Ministri Hoxhaj pritet të takohet edhe me Ministrin e Jashtëm të Pakistanit, Irakut dhe Jemenit. Nga ta, Ministri Hoxhaj do të kërkojë që këto vende të njohin sa më parë pavarësinë e Kosovës.

Gjatë qëndrimit në New York, Ministri Hoxhaj do të ketë takime edhe me përfaqësuesit e disa shteteve të Amerikës Latine dhe të Karaibeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)