Hoxhaj kërkon njohjen nga Ruanda
Munhen, 2 shkurt - Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën për Siguri në Mynhen ka vazhduar takimet me përfaqësues shtetërorë nga mbarë bota.
Ministri Hoxhaj ka zhvilluar takime me homologë të shteteve anëtare të BE-së si dhe të shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ai është takuar me ministren e Jashtme të Ruandës, nga e cila ka kërkuar njohjen e Kosovës.
Me ministren e Jashtme të Ruandës, Louise Mushikiwabo, kemi biseduar për mundësinë e njohjes sa më të shpejtë të Kosovës nga ky shtet. Unë kam kërkuar që Ruanda ti bashkohet shumicës së shteteve anëtare të OKB-së duke e njohur pavarësinë e Kosovës, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook.