19 Janar 2025

Hoxhaj kërkon njohjen nga Kameruni

Prishtinë, 19 janar - Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj pas një jave qëndrimi në Evropë ka vazhduar turneun diplomatik dhe lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet afrikane.

Në agjendën e tij lobuese, ministri Hoxhaj ka takuar presidentin e Asamblesë së Kamerunit, Yeguie Djibril, nga i cili ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe mundësinë e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike pas vendimit të mundshëm për njohjen e shtetit.

“Krahas agjendës evropiane dhe multilaterale të Kosovës për këtë vit si prioritet mbi prioritetet, sigurimi i njohjeve për Kosovën është në planet e mija dhe të Qeverisë së Kosovës për ta përmbyllur procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës. Mund të them se zhvillova një takim shumë produktiv dhe në një të ardhme të afërt presim njohjen nga ky vend”, ka thënë Hoxhaj.

Nga ana e tij, presidenti Djibril u shpreh i kënaqur dhe optimist për të ardhmen e përbashkët ndërmjet vendeve pas vendimit për njohjen e Kosovës nga ana e Kamerunit.

Në shenjë falënderimi për njohjen e Kosovës nga ana e Nigerit, ministri Hoxhaj ka takuar edhe presidentin e Republikës së Nigerit, Mahamadou Issoufou. 

Shefi i diplomacisë kosovare përgjatë nja jave ka vizituar Irlandën, Francën, Andorrën e Monakon për ta shtyrë përpara agjendën evropiane dhe të sigurimit të votave dhe mbështetjes politike për anëtarësim në organizata të ndryshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)