Hoxhaj kërkon njohjen nga Bahama
Gjatë bisedës, ministri Hoxhaj e njoftoi homologun nga Bahama për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Kosovë dhe fuqizimin e gjithanshëm të shtetësisë.
Hoxhaj theksoi forcimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, përmes njohjeve dhe anëtarësimit në organizatat rajonale, evropiane e ndërkombëtare.
Duke iu referuar faktit se Kosova tashmë është njohur nga më shumë se gjysma e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, ministri i Jashtëm i Kosovës, shprehu besimin se Bahama së shpejti do të marrë vendim pozitiv rreth njohjes së pavarësisë për Kosovës.
Ministri Hoxhaj po ashtu ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës që përveç vendosjes së marrëdhënieve bilaterale, të ketë një bashkëpunim të fuqishëm bilateral me Bahamën.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme të Bahamës, Frederick A. Mitchell vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Bahamës për avancimin e mëtutjeshëm të proceseve.